Bëri bujë kur u publikua si lajm. Hamilton te Ferrari ishte titulli kryesor në çdo media sportive. Në moshën 40-vjeçare, britaniku realizon ëndrrën e tij duke nënshkruar për Skuderinë e Ferrarit, një ngjarje historike.

“Duke ngarë Ferrarin, realizoj ëndrrën e fëmijërisë. Ndihem jashtëzakonisht me fat, pasi kam arritur rezlutate me Mercedes që vetëm mund t’i ëndërroja dhe tashmë jam te Ferrari.

Jam jashtëzakonisht krenar për gjithçka që kemi arritur së bashku dhe jam shumë mirënjohës për punën e palodhur dhe përkushtimin e të gjithëve me të cilët kam punuar gjatë këtyre viteve. Unë gjithashtu duhet të ndaj vlerësimin tim të madh me të gjithë bordin e drejtorëve të Mercedes Benz dhe me të gjithë anëtarët e kompanisë në Gjermani dhe në mbarë botën që më kanë mbështetur gjatë këtyre 26 viteve.

Tashmë është koha për të bërë një ndryshim të madh dhe për të pranuar një sfidë të re”, tha ndër të tjera Hamilton./h.ll/abcnews.al