Në Komisionin e Ligjeve po zhvillohet sot seancë dëgjimore për hartën e re gjyqësore. gjatë fjalës së tij, deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi theksoi se sistemi është në kolaps për shkak të bojkotit të avokatëve që kundërshtojnë këtë hartë.

Bardhi tha se Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka bërë asnjë reagim, pasi kjo siç thotë ai është vendimmarrje kryeministrit Edi Rama.

“Ju dje e përmbyllët diskutimin mbi veprimtarinë e KLGJ. Keni miratuar me votat tuaja dhe kjo sot është një seancë e posaçme dëgjimore e kërkuar nga opozita.

KLGJ nuk reagon kur kryeministri politizon vendimmarrjet. Sistemi është në kolaps për shkak të bojkotit, nuk bën reagim sepse nuk e shqetëson kolapsi. E gjitha bie, se kjo është vendimmarrje e qeverisë. Nëse është venim politik i Edi Ramës nuk kanë çfarë të bëjnë këtu. Le të vi këtu Rama dhe ti dal për zot kësaj katrahure”, tha Bardhi.

Kujtojmë se, aktualisht në vend janë 6 gjykata Apeli dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa, 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.