Është duke u zhvilluar në qytetin e Vlorës një tryezë e përbashkët mes dhomës së avokatisë së qytetit, KLGJ-së, Ministrisë së Drejtësisë, si dhe përfaqësuesve nga Gjykata dhe Prokuroria, ku është diskutuar në lidhje me hartëm e re gjyqësore.

Përfaqësuesit nga radhët e avokatëve e kanë shprehur qartë qëndrimin kundër hartës së re gjyqëësore, që sipas tyre e largon qytetarin nga institucionet e drejtësisë.

Ermal Ahmataj kryetar i dhomës së Avokatisë në Fier është shprehur në tryezë: Keni menduar për veten por jo për qytetarët. Kjo hartë është absurde. Largon drejtësinë nga qytetarët. Një gjyq vonon 5 vjet..qytetarët nuk do i drejtohen më drejtësisë.

Ndërkohë që i ashpër me qëndrimin e tij ka qenë edhe avokati Maks Haxhia, i cili tha se ka besim që harta do të ndryshohet.

Maksa Haxhia: Reforma në drejtësi ishte e pastudiuar, dështoi. Nuk mund të bëhet reformë tjetër (hartë gjyqësore) për të zgjidhur kolapsin e të parës.

Praktika ka dështuar. Gjykata e apelit ishte dështim, korrupsioni ka nisur në atë gjykatë. Apeli ka ende cështje të 2015 pa zgjidhur.

Shqipëria nuk është Tirana, nuk mund të ketë gjykatë vetëm në Tiranë. Po masakroni drejtësinë.

Mos gënjeni, duhen të paktën 4 gjykata apeli, 4 gjykata administrative, se e dini çfarë do të ndodhë, Kuvendi mbulon çështjet e qytetarëve. Një gjyqtar duhet të ketë 10 këshilltar, adoptojini në sistem, ju si qeverisje e gjyqësorit duhet të ndërhyni për të ecur drejtësia.

Nuk folët për aksesin në drejtësi, që është një kriter që nuk ta pranon as Gjykata e Strasburgut, nuk mund të zgjidhet kjo me mjete që e shkatërrojnë. Nuk është jeta vetëm në Tiranë, tiu japim qyteteve jetë, ju kaluat direkt në një gjykatë apeli.

Unë kam shpresën që me ndikimin tonë, mirë është që të mos kalohet në ekstrem. Ti koordinojmë pak gjërat, të ruajmë balancat dhe të mos dëmtojmë komunitetet. Asnjë i shkarkuar nuk është bërë për aryse personale, janë shkarkuar me 100 standarde, se kanë qenë emigrant dhe se nuk justifikojnë dot shtëpitë.

Juve po nxirni problematikën e Vetingut, ata e shohin dhe në aspektin personal, duan që ta zgjasin, sepse marrin lekët e veta. Po vendosin njerëz që as vetë nuk e kanë kaluar Vettingun.

(E.K/Faxweb.al)