Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, u bëri thirrje sërish qytetarëve të dalin të enjten para Parlamentit në protestë.

“Shqipërisë i dalim zot! E enjte, ora 10:00, para parlamentit!” shkruan Berisha.

Kreu demokrat postoi edhe një video-mesazh për qytetarët.

“Parlamenti dëshmoi se janë shumë më afër me bandat se sa me tempullin e demokracisë.

Prania juaj këtu, i detyroi të largohen nga parlamenti. Herën tjetër, do duhet t’u marrin leje ju!” thekson Berisha në video.