Ish-ministri Arben Ahmetaj këtë të enjte është thirrur në SPAK, ku ka qenë i shoqëruar nga avokati tij Henrik Ligori.
Gazetrair Erma Vija raporton për ABC News se prej tre orësh ish ministri i Finance ndodhet në ambientet e SPAK ku thuhet se po pyetet në lidhje me akuzat për koncesionin për Inceneratorin e ELbasanit, ku prokuroria e posaçme ka kryer disa hetime.
Ndër të tjera rezulton se SPAK po heton në lidhje me akuzat që janë ngritur për Ahmetaj për korrupsion, shpërdorim detyre dhe për pastrim parash, gjithashtu po hetohet roli që Ahmetaj në cilësinë e ministrit të Finacave në dhënien e koncesionit për inceneratorin e Elbasanit.