Home BOTA Hiqet flamuri ukrainas nga ambasada në Moskë

Hiqet flamuri ukrainas nga ambasada në Moskë

14

Flamuri ukrainas është larguar nga ambasada në Moskë.

Sipas RIA, nga kjo shtëpi që dikur shërbente si ambasadë e Ukrainës në Rusi, është larguar edhe logoja në dyert e saj.

Edhe Ukraina ka shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Rusinë gjatë 24 shkurtit, pasi Moska në krye me Vladimir Putinin urdhëroi pushtimin e Ukrainës.

Në anën tjetër, situata në Ukrainë është duke u përshkallëzuar, ku po zhvillohen luftime të ashpra mes forcave ukrainase dhe atyre ruse.