Home ELBASANI SOT RESHJET E DËBORËS NË ELBASAN, RRUGËT TË KALUESHME

RESHJET E DËBORËS NË ELBASAN, RRUGËT TË KALUESHME

18

Llatja zbret në terren: Nuk ka probleme

Reshjet e djeshme të dëborës dhe ulja e temperaturave solli një rëndim të situatës në zonat e thella malore si në Funar, Gjinar, Zavalinë dhe Labinot Mal. Trashësia e dëborës në këto zona arriti deri në 20 cm duke shkaktuar probleme me lëvizjen e mjeteve.

Ekipet e shërbimeve publike dhe emergjencave civile reaguan në kohë që nga dita e djeshme çdo aks rural të ishte i kalueshëm.Për të ndjekur situatën kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja ishte në njësinë administrative të Funarit ku vëzhgoi nga afër punimët e kryera për pastrimin e rrugës.

Llatja tha se bashkia e Elbasanit do të jetë në gadishmëri për të ndërhyrë në rast se do të jetë e nevojshme .

Gjatë 48 orëve tëë fundit qarku i Elbasanit u përfshi nga reshje dëbore me intensitet të lartë  çka sollën edhe shumë probleme në disa bashki,përfshirë edhe atë të Elbasanit.