Home ELBASANI SOT VIDEO/“ZBRAZEN” MAGAZINAT E MIELLIT NË ELBASAN

VIDEO/“ZBRAZEN” MAGAZINAT E MIELLIT NË ELBASAN

438

Qytetarët në panik për të blerë

Konflikti Rusi-Ukrainë ka rritur interesin e konsumatorit shqiptar për të blerë miell. E njëjta situatë paraqitet edhe në qytetin e Elbasanit,ku këtë paradite në pjesën më të madhe të magazinave ka pasur një mungesë të theksuar të miellit, kjo për shkak të kërkesës së lartë të konsumatorit për të kryer blerje.

Qytetarë të shqetësuar që paraqiten për të blerë miell me shumicë dhe pakic. Është kjo panorama që shfaqet në një nga pikat e tregtimit të miellit këtë të mërkurë në Elbasan. Pavarësisht se çmimi është rritur ndjeshëm kjo nuk e ka ndalur konsumatorin të kryej blerje. Teksa është përballur me mungesën e elementit bazik sikurse është mielli për bukë qytetarët pohojnë se po blejnë rezerva ushqimore pasi i frikësohen pasojave të luftës dhe mbylljes së kufijve më Rusinë e cila njihet si një ndër eksportuesit më të mëdhenj të grurit në vendin tonë.

Në panik nga mungesa e miellit kjo nënë i frikësohet faktit se nuk ka bukë për fëmijët e saj.

Tregtari i një pike shpërndarje mielli dhe inputesh bujqësore në Elbasan pohon faktin se përgjatë një jave janë përballur me rritje disa fish të kërkesave për miell gjë që sipas tij është reflektuar në rritjen e çmimit . Pavarësisht kësaj konsumatori nuk është stepur thotë ai.

Rritja e kërkesave për miell dhe rezerva ushqimore vë në vështirësi familjet që blejnë me lista. Këta të fundit jo vetëm që nuk kanë mundësi të blejnë rezerva ushqimore por edhe kur te kryejnë blerje minimale tashme do ti blejnë me shtrenjtë. E njëjtë sitauata paraqitet edhe me inputet bujqësore dhe rezervat për bagëtinë.