Termi “gjyshja e Leo Mesit” ka marrë të gjithë kuptimin pas një historie në kufijtë e të pabesueshmes që ka ngjarë me një nga pengjet e Hamasit.

Një imazh i një gruaje të moshuar me kallashnikov në duar dhe një luftëtari të Hamasit ka bërë xhiron e rrjetit.

Të gjithë mendonin se ajo ishte nga Izraeli, por në fakt ajo ishte argjentinase

Quhet Ester Kunio dhe ka rrëfyer historinë e saj duke deklaruar se përmendja e emrit të yllit argjentinas i shpëtoi jetën.

Kunio, 90 vjeç foli për “Fuente Latina” rreth fotos së famshme dhe i kërkoi ndihmë Leo Mesit që t’i shpëtojë dy nipërit ende peng.

“I thashë se nuk e kuptoja arabishten, dhe flas keq hebraisht. Flas spanjishten argjentinase, kështu që ai pyeti se çfarë është Argjentina. I thashë sheh futboll?

Ai tha se i pëlqeu dhe unë i thashë se jam nga vendi i Mesit. Ai u befasua dhe më tha se e do Mesin.

Më vuri krahun në shpatull, më dha armën, më bëri të bëj shenjën e paqes.

Tani shpresoj që nëse Mesi e shikon këtë dhe sheh se jam shpëtuar për shkak të tij, do t’i kërkoja të ndihmonte nipërit e mi që janë ende të rrëmbyer”, tha ajo.