Xhorxho Kielini si kapiten i Italisë luajti një rol thelbësor në suksesin e ‘’axurrëve’’ që u shpallën kampion Europe.

Në momentin e gjuajtjes së penalltive, kapitenët Kejn dhe Kielini u munduan të qëndrojnë afër skuadrave të tyre për t’i mbështetur moralisht. Por ka një gjë që pak kush mund ta dijë, Kielini bëri që Saka të humbte penalltinë. E gjithë enigma ngelet ‘’si?’’, por mbrojtësi italian përdori një teknikë të 39 viteve më pare të përdorur në Argjentinë.

Ishte viti i largët 1982 dhe trajneri Karlos Bilardo u emërua në stolin e Estudiantes ku qëndroi vetëm 1 vit. Ky ishte dhe viti i lavdisë pasi skuadra argjentinase fitoi kampionatin Metropolitan me vetëm një humbje. Sekreti i trajnerit Bilardo ishte një tifoz i skuadrës i quajtur Kirikoço, i cili merrte pjesë në çdo seance stërvitore të skuadrave kundërshtare të Estudiantesit, dhe çuditërisht këta të fundit triumfonin gjithmonë. E vetmja humbje e tyre ishte ndaj Boka Zhuniors, çuditërisht që Kirikoço nuk kishte ‘’spiunuar’’. I njëjti trajneri u shpall Kampion Bote me Argjentinën katër vite më vonë, në Botërorin e famshëm ku Maradona shënoi golin me dorë kundër Anglisë në ndeshjen çerekfinale.

Kështu që Kielini e dinte mire këtë histori, dhe në rastin e penalltisë së Saka, mbrojtësi ‘’axurr’’ bërtiti me të madhe ‘’Kirikoço’’, dhe 19 vjeçari gaboi para Donarumës. Të parët që e zbuluan këtë fakt ishte mediat argjentinase të cilët arritën ta nxirrnin nga gërmëzimi i buzëve të Kielinit, e cila u konfirmua më pas dhe nga vetë 37-vjeçari duke publikuar një video për ESPN Argjentina ku aprovon veprimin e tij në rastin e penalltisë së Saka.

E njëjta teknikë u përdor në vitin 2010 në finalen e Kupës së Botës ndërmjet Spanjës dhe Holandës, ku mbrojtësi iberikëve bërtiti ‘’Kirikoço’’ në rastin e artë të Roben para portierit Kasijas dhe sulmuesi nuk arriti të shënonte dot, rast që u kritikua shumë mbrapa për mënyrën e realizimit. Të tilla mallkime në futboll janë të rrezikshme , pasi koha ka vërtetuar që janë të vërteta.

panorama