I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, gazetari Arbër Hitaj u shpreh se shtytësit e ngjarjes së rëndë në Elbasan janë në Tiranë duke shtuar se kjo është politika.

Hitaj: Shtytësit e kësaj ngjarje të rëndë janë në Tiranë, e kam fjalën për politikën. Nuk kemi asnjë thirrje për qetësi nga drejtuesit e lartë. Po futen njerëzit në hasmëri me njëri-tjetrin, po përplasen për emra njerëzisht. Është shumë e rëndë. Politika ti vendos gishtin shtetit. Nuk mundet një parti në pushtet që të ketë një polic që nuk reagon. Ishte një ngjarje e paralajmëruar. Nuk e dimë nëse ka përfunduar ose jo. Kemi situatë të tensionuar në Shkodër Vlorë dhe Durrës.