Kreu i Komisionit për Zgjedhjet në Partinë Demokratike mbajti ditën e sotme nga selia blu një konferencë për mediat, ku foli mbi ecurinë e procesit zgjedhor për zgjedhjen e kreut të ri në PD.
Teksa dha sqarime mbi mbasat e marra për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor ditën e nesërme, Gjana iu rikthye shkurtimisht në përfundim të fjalës së tij edhe episodit ku u kap nga kamerat duke ngjitur çamçakëzin poshtë tavolinës.
“Dëshiroj që të mos ktheheni në paparacë çamçakëzash”, iu drejtua Gjana gazetarëve duke i këshilluar por njëherazi dhe duke i bërë ‘fajtor’ për gjestin e tij.
