Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha feston sot ditëlindjen e tij të 47-të që për koincidencë përkon dhe me 30 vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste.Të rinjtë e FRPD-së kanë surprizuar kryetarin aktual të forcës së tyrë politike me një tortë të veçantë në formë shahu.

Basha teksa i ka falenderuar për surprizën, ka prerë tortën në një mënyrë të veçantë duke i hequr kokën mbretit të zi.

“Po ia presim kokën këtij ‘mbretit të zi’”, tha me humor Basha.

Më pas të rinjtë i kënduan këngën e ditëlindjes. Momentet e surprizës u shpërndanë nga vetë Basha në storyn e Instagramit të tij.

Kujtojmë se ditëlindja e kryedemokratit është një ditë përpara zgjedhjeve të brendshme në PD, ku ditën e nesërme do zgjidhet dhe kreu i ri.

Në garë krahas Bashës janë dhe Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi.

FAX WEB