Turqi- Ihsan Güney, i cili punon si kuzhinier në një konvikt privat studentor në Antalia, Turqi i preu kokën studentit të universitetit Mehmet Sami Tu?rul dhe ia vuri në gjoks në kafenenë e konviktit.
Güney pastaj bërtiti: “Unë qëllova Antikrishtin”.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në kafenenë e konviktit studentor 4-katësh të Shoqatës së Shkencës dhe Kulturës rreth orës 14:30 të ditës së djeshme, 7 dhjetor.

?hsan Güney, i cili punon si kuzhinier në konviktin e vendosur në rrugë, për arsye të panjohura i preu kokën studentit dhe ja vendosi në gjoks.

Një nga studentët që ka parë ngjarjen ka lajmëruar policinë pasi ka mbyllur derën e kafenesë. Policia, e cila erdhi në konviktin e studentëve, ndaloi ?hsan Güney.

Ai është dërguar në Byronë e Vrasjeve, ndërsa në vendngjarje vijojnë hetimet e policisë. Sipas dëshmive viktima Mehmet Sami Tu?rul ishte një student i qetë.