Huawei ka prezantuar zyrtarisht P50 Pocket, një smartphone me ekran të palosshëm që është gati të rivalizojë linjën Z Flip të Samsung. Ky smartphone ka një ekran të rrumbullakët në pjesën e jashtme për të fituar akses të menjëhershëm në njoftimet dhe widgets.

Kur P50 Pocket është i hapur, ekrani OLED i saj është 6.9 inç, me një ratio 21:9 dhe 120Hz refresh rate. Pajisja peshon 190 gram dhe është vetëm 7.2 mm e trashë. Proçesori që e fuqizon atë është Snapdragonn 888 4G, kapaciteti i baterisë është 4,000mAh dhe pajisja përdor sistemin operativ Harmony OS 2.

Kamera kryesore e P50 ka një sensor 40MP, ajo ultrawide 13MP dhe risia për këtë vit është lentja 32MP “super spectrum” e cila ka si funksion kapjen e një game më të gjërë ngjyrash. Sigurisht që Huawei ofron dhe një kamera selfie hole punch në këtë smartphone, por kompania inkurajon përdoruesit të përdorin kamerën kryesor për të patur rezultatet më të mira të mundshme. Ju do të mund të përdorni si viewfinder ekranin e jashtëm 1 inç.

p505.webp

P50 Pocket ka gjithashtu një mekanizëm të ri të menteshës që lë 0 hapësirë midis dy ekraneve kur pajisja është e palosur. Ky është një avantazh që kjo pajisje ka mbi Samsung Galaxy Z Flip 3.

Versioni standard (8/256 GB) i P50 Pocket ka dalë në shitje në Kinë me një çmim prej $1,400, ndërkohë që versioni premium me 12GB RAM dhe 512GB internal storage ka një çmim prej $1,700.

Versioni standard vjen në ngjyrat Black dhe White, ndërsa ai premium në Silver ose Gold.