Ashtu siç pritej festat e fundvitit kanë sjellë një numër të konsiderueshëm të të prekurve me covid 19 edhe në qarkun e Elbasanit.

24 orëshi i fundit ka shënuar mbi 50 të prekur ndërkohë që sipas mjekëve ky nuk është numri real i të prekurve pasi një pjesë e mirë e tyre ngatërrojnë simptomat me ato të gripit sezonal, apo të vaksinuarit kanë simptoma mjaft të lehta çka bën të mos diagnostikohen apo të mos kërkojnë ndihmën mjekësore.

E megjithatë festat e fundvitit, grumbullimet para dhe pas festës kanë sjellë një rritje të konsiderueshme të numrit i cili pritet të vijë gjithnjë e në rritje të mëtejshme.

Rastet e rënda që kërkojnë hospitalizim drejtohen drejt kryeqytetit ndërkohë në 24 orët e fundit një 33 vjeçar nga Elbasani nuk e fitoi dot betejën e tij me covid 19,shkruan Top Channel.

Ai nuk ishte i vaksinuar ndërkohë që nuk dihet nëse kishte apo jo sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

(E.H/Faxweb.al)