Një pushues nga Kosova ka humbur jetën këtë të dielë në plazhin e Shëngjinit.
Mësohet se 68-vjeçari I.Th., ka qenë duke pushuar në plazhin e Shëngjinit, ndërsa ka pësuar arrest kardiak.
68-vjeçari është dërguar menjëherë në spitali, por nuk ka mundur të shpëtojë.
Lezhë/Informacion paraprak-Rreth orës 13:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë një pushues në plazhin e Shengjinit, shtetasi I.Th., 68 vjeç, banues në Prizren, i cili ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
/vijon…