Dhimbja mbizotëron për dhjetëra personat që humbën jetën nga përplasja e trenit në Tempi, me familjet e tyre që po përballen me situatën dramatike. Një rast i tillë është edhe për familjarët e 23-vjeçares së ndjerë me origjinë shqiptare, Ifigenia, varrimi i së cilës do të bëhet sot në Giannica.

“Sot është një moment shumë i vështirë për familjen e 23-vjeçares Ifigenia Mitskas, në orën 11:00 varrimi i saj bëhet në Giannica”, tha avokati i familjes së vajzës në emisionin e Giorgos Autias në SKAI.

“Trishtimi dhe zemërimi po derdhen. Ne kemi besim te drejtësia greke, jemi të sigurt se përgjegjësitë do të mbahen aty ku i takojnë. Familjet e viktimave presin një ndjesë të sinqertë të cilën nuk e kanë dëgjuar”, shtoi Sourlas./abcnews.al