TIRANË– Dan Hutru, autori i vrasjes së tre grave në të njëjtën ditën në Tiranë, ka dalë sot para trupit gjykues për masën e arrestit.

Brenda kafazit të qelqtë, Hutra ka qëndruar i heshtur, duke mos nxjerrë asnjë fjalë, ndërsa në dorë mbante një shishe ujë.

Personi i parë që ishte në shënjestrën e Hutrës ishte Marjana Gurakuqi me të cilën pretendon se ka pasur lidhje intime 15 vite më parë dhe në të njëjtën kohë e akuzon për një borxh prej 80 mijë euro. Dyshimet se ish-bashkëjetuesja e tij Elena Hysa e kishte tradhtuar dhe fëmija që kishte lindur nuk ishte i tiji, e shtynë Hutrën që të shkonte në banesën e e ish-bashkëjtueses për të vrarë atë dhe babain e saj. Atje qëlloi për vdekje Mevlute Hysën dhe Hasime Dafkun 30 vje e, ndërsa plagosi Elenën dhe nënën e saj.

Më tej, ka treguar se është larguar për të kryer një tjetër vrasje këtë radhë ndaj familjes së Vladimir Kurtit me të cilin është konfilktuar në qeli. Në fund, ai ka rrëfyer për hetuesit se lëvizi me makinën që kishte marrë me qera drejt Kombinatit për të kryer edhe vrasjen e fundit.

Hutra do të mbrohet nga nje avokat kryesisht i caktuar nga shteti. Seanca për të do të zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për disa vepra penale, nga ajo e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, vrasjes me paramendim, plagosjes së rëndë me dashje, armë mbajtje pa leje./abcnews.al