Një grua amerikane, i dashuri i së cilës i vrau djalin dy vjeçar ndërsa ajo ishte në punë, është dënuar me 16 muaj burg.

Rebecca Hogue, 29 vjeçe, u dënua në nëntor për vrasjen e djalit të saj Ryder. Fillimisht u kërkua që të dënohej me burg të përjetshëm, por një gjykatës vendosi që të dënohej me 16 muaj, pasi sipas tij ajo nuk ka kryer asgjë të qëllimshme.

Kjo do të thotë se Rebecca do të kalojë 13 muaj pas hekurave, për shkak të kohës së kaluar tashmë në paraburgim.

Duke folur në dënimin e saj, Hogue tha se do të bënte gjithçka për t’u kthyer dhe për të parandaluar vdekjen e djalit të saj.

“Isha shumë krenare që kisha një fëmijë kaq të bukur, të fortë, të zgjuar dhe të shëndetshëm. E vetmja gjë që më ka sjellë paqe është njeriu që ka vdekur. E di që fëmija im është në parajsë dhe se ish i dashuri im nuk është askund afër tij,” tha Hogue.

Duke dënuar Hogue, gjykatësi Michael Tupper i tha asaj se “nuk e meritonte të vdiste në burg”.

Disa grupe të të drejtave të grave janë përfshirë në këtë rast. Në Oklahoma, prindërit që nuk “mbrojnë fëmijët e tyre” mund të akuzohen për të njëjtat krime si shkelësi.