Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga arrestimi i Moisi Habilajt, i cili u kap në një lokal në Borsh gjatë operacionit të koduar “Metodat”.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, pas një pune intensive hetimore për lokalizimin e një personi të shumëkërkuar nga autoritetet italiane.Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë edhe 46 vjeçari Eduard Ahmeti banues në Sarandë, ndërsa një 70 vjeçar italian me inicialet S.F., 70 vjeç, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Habilaj ishte lokalizuar në një beach bar në Borsh, në pronësi të familjarëve të tij. Sipas të njëjtave burime, në momentin e arrestimit ai mbante kapele dhe kishte lënë mjekër, në përpjekje për të shmangur identifikimin.






