Aleksandër Ndrelalaj 51-vjeç është arrestuar në Tiranë me akuzën e 12 vjedhjeve. I dënuar më parë për vjedhje, hajduti profesionist, i hapte dyert me kartë. Nga operacioni janë sekuestruar disa prej sendeve të vjedhura, shuma parash, pajisje elektronike dhe karta që autori e përdorte për të hapur dyert e apartamenteve. Ai ishte shpallur në kërkim pasi mëngjesin e ditës së djeshme ka vjedhur një shumë parash dhe një laptop në një banesë.

Më pas nga hetimet ka rezultuar se është autor edhe i 11 vjedhjeve të tjera;

* Më datë 12.11.2021, në rrugën “Kastriotët”,  ka vjedhur një shumë parash në në banesën e shtetasit L. A;

* Më datë 12.11.2021, në rrugën “Kastriotët”, në banesën e shtetasit K. RR., dyshohet se ka vjedhur shumën 24.300 lekë të reja dhe disa sende me vlerë;

* Me datë 12.11.2021, në rrugën “Kastriotët”, në banesën e shtetasit R. H., dyshohet se ka vjedhur një aparat celular;

* Me datë 24.05.2021, në rrugën “Shefqet Kuka”, në banesën e shtetases G. G., dyshohet se ka vjedhur shumën 20.000 mijë lekë të reja;

 Me datë 05.11.2021, në rrugën “Zija Kambo”, në banesën e shtetasit A. I., dyshohet se ka vjedhur një laptop dhe një aparat celular;

* Me datë 10.11.2021, në rrugën “Fadil Deliu”, në banesën e shtetasit Gj. B., dyshohet se ka vjedhur nje sasi vlerë monetare;

* Me datë 21.09.2021, në rrugën e “Dibrës”, në banesën e shtetasit E. G., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare dhe një orë dore;

* Me datë 19.05.2021, në rrugën “Eshref Frashëri”, në banesën e shtetasit E. H., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare;

* Me datë 02.11.2021, në rrugën “Artan Lenja”, në banesën e shtetasit E. K., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare;

* Me datë 31.10.2021, në rrugën “Don Bosko”, në banesën e shtetasit Sh. B., dyshohet se ka vjedhur dy aparatë celularë dhe një shumë parash;

* Me datë 02.05.2021, në rrugën “Albanopolis”, në banesën e shtetases F. T., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.