Një burrë nga Karolina e Veriut, i dënuar gabimisht për vrasje dhe i burgosur për 26 vjet, i është dhënë falje e plotë nga guvernatori.

Dontae Sharpe kishte luftuar për të provuar pafajësinë e tij që nga arrestimi në vitin 1994. Ai doli nga burgu në gusht 2019.

“Emri i familjes sime është pastruar,” u tha ai gazetarëve të premten.

“Një barrë është larguar nga supet e mia dhe të familjes sime.”

Guvernatori Roy Cooper tha në një deklaratë duke shpallur faljen se ai e kishte shqyrtuar me kujdes rastin dhe ata që janë dënuar gabimisht si  Sharpe “meritojnë që kjo padrejtësi të njihet plotësisht dhe publikisht”.

Me faljen e plotë, Sharpe do të mund të paraqesë një kërkesë për dëmshpërblim nga shteti.

“Liria ime ende nuk është e plotë për sa kohë që ka njerëz në burg të dënuar gabimisht dhe njerëz që presin falje”, shtoi Sharpe.

“Unë kam qenë atje dhe e di se ka njerëz që janë të pafajshëm dhe e dinë se sistemi ynë është i korruptuar dhe duhet ndryshuar.”

Sharpe u dënua me akuzën e vrasjes të shkallës së parë për vrasjen e George Radcliffe.

U deshën mbi dy dekada që Sharpe të shfajësohej dhe të lirohej nga burgu.