Ka nisur zyrtarisht numërimi mbrapsht për rikthimin e Federico Chiesa në fushë. Operacioni i kryer në Innsbruck (Austri) për yllin e Juventusit ishte i suksesshëm, kështu që tani lojtari do të duhet të punojë shumë për të shpejtuar kohën e rikuperimit.

Ndërhyrja e kryer në klinikën “Hochrum” nga profesori Christian Fink, në prani të menaxherit shëndetësor të Juventusit, Dr. Stefanini është krejtësisht i suksesshëm, prandaj tifozët bardhezinj do të duhet të presin kohën e rikuperimit, të cilën Juve e ka caktuar rreth shtatë muaj në shënimin zyrtar.

Ndërkohë, Chiesa ka dashur të tregohet i buzëqeshur dhe me gishtin e madh lart në një foto të postuar në Instagram, direkt nga shtrati i spitalit. Anësori i Juventusit është i karikuar dhe mezi pret të nisë fazën rehabilituese. “Operacioni u krye! Tani fillojmë sërish”, – shkroi ish-lojtari i Fiorentinës.

Ndërkohë, fotoja u bë menjëherë “virale”, duke mbledhur shumë pëlqime dhe komente brenda pak minutash. Mbështetësit e Juventusit, por jo vetëm kaq, i urojnë atij shërim të mirë dhe rikthim të shpejtë në drejtkëndëshin e gjelbër.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group