Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka zhvilluar një takim me të dërguarin e posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak.

Gjatë këtij takimi Dendias dhe Lajçak kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, ku ministri i jashtëm grek rikonfirmoi mbështetjen e Greqisë për të arritur përparim në marrëdhëniet në mes dy vendeve.

“Gjatë një takimi në margjinat e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Punëve të Jashtme diskutova me emisarin Mirosal Lajcak gjendjen aktuale dhe rrugën përpara në dialogun Prishtinë-Beograd dhe përsërita mbështetjen e vendosur të Greqisë për përpjekjet e tij për të arritur përparim në marrëdhëniet mes dy vendeve”, ka shkruar Dendias në Twitter.

Në anën tjetër diplomati slloven ka falënderuar ministrin Dendias dhe shtetin e Greqisë për udhëheqjen e tyre, interesin dhe mbështetjen për punën dhe angazhimin e BE-së në rajon.