Një bletar 64-vjecar shqiptar është arrestuar mëngjesin e sotëm nga punonjësit e Drejtorisë së Krimeve të Zjarrit në Greqi, si autor i zjarrit që shpërtheu ditën e djeshme në Stamata, Rodopoli dhe Dionysos, duke shkrumbuar shtëpi e makina.

Sipas informacionit nga Departamenti i Zjarrfikësve, i arrestuari do të dërgohet sot në prokurori me akuzën e zjarrvënies. Bletari shqiptar rezulton se ka koshere bletësh në kodrën mbi varrezat e Stamata, nga ku filloi edhe zjarri.

Kryetari i Komunitetit të Rodopolis, Vassilis Kleftakis, duke folur për MEGA, mëngjesin e sotëm, tha se zjarri ishte i qëllimshëm.

“Për mua është zjarrvënie. Ne jemi në shënjestër për herë të 4-5. Brenda një muaji, pati 4-5 shpërthime të vogla”, u shpreh ai.

Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se rreth 15 deri në 20 ndërtesa të sapo-ndërtuara u dëmtuan nga zjarri në Rodopolis, duke shtuar se sot do të nisë regjistrimi i dëmeve në shtëpi e ndërtesa.

fax