Një 16-vjeçar është arrestuar në Brazil, pasi ka rrëfyer se ka vrarë prindërit dhe motrën birësuese në Sao Paulo. Tërbimi vrastar nisi pasi djalit iu hoq celulari dhe kompjuteri. Ka qenë vetë 16-vjeçari që ka lajmëruar policinë, i cili tha se kishte përdorur armën e të atit, i cili ishte roje bashkie.

Sipas raportit të hetuesve, vrasësi pretendonte se kishte një marrëdhënie të keqe me prindërit e tij birësues. Ata i kishin hequr celularin dhe kompjuterin  si ndëshkim, duke e penguar atë të bënte një prezantim në shkollë.

Pasi ka kryer krimin, 16-vjeçari ka hyrë në kuzhinë, ka drekuar dhe ka shkuar në palestër sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Të tre trupat u gjetën në gjendje dekompozimi në shtëpinë e familjes, që ndodhet në lagjen Vila Jaguara në Sao Paolo.