Kryeminsitri i Britanisë së Madhe, Boris johnson do të mbajë ceremoninë e kurorëzimit me të fejuarën e tij 33 vjeçare, në datën 30 korrik të vitit 2022.

Çifti u ka dërguar ftesat e dasmës familjes dhe miqve të tyre, të cilët do të marrin pjesë në ceremoninë e martesës së tyre.

55 vjeçari Johnson dhe 33 vjeçarja Symonds janë fejuar nga fundi i vitit 2019, por si shumë të tjerë vendosën që të shtyjnë planet e tyre të martesës për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Thuhet se kryeministri britanik e propozoi të fejuarën e tij, teksa ishin me pushime në ishujt Karaibe në Mostique, por ende nuk dihet vendi i kurorëzimit të martesës së tyre.

Kjo do të jetë martesa e tretë për kryeministrin Boris Johnson, ndërsa për Symonds do të jetë martesa e parë.

Lajmi se ishin fejuar dhe do të mirëprisnin në jetë fëmijën e tyre të pare, u njoftua në muajin shkurt të vitit të kaluar.

Në të njëjtin muaj, Johnson u divorcua zyrtarisht nga ish-gruaja e tij Marina Ëheeler, me të cilën ka dy vajza dhe dy djem.