Në lidhje me dëgjesën për rikthimin e basteve sportive ka folur edhe drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj.

Ai ka sugjeruar që të rishikohet ligji për bastet pasi kjo veprimtari është e ligjshme edhe në vendet e tjera.

“Nga 2019 e në vazhdim në bashkëpunim me AKEP janë bllokuar 6 mijë linke të dedikuara për lojërat e fatit. Kjo veprimtari në vendet ku janë vendosur serverat është e ligjshme dhe në shumë raste bashkëpunimi ndërkombëtar është i pamundur. Sugjerojmë rishikimin e ligjit për lojërat e fatit për formalizimin e basteve sportive online edhe për faktin se kjo veprimtari është e ligjshme në vendet e tjera. Lojërat e fatit si kazinotë nuk duhen lejuar”, u shpreh Vocaj.