Ministri i Brendshëm Bled Çuçi ka folur sot gjatë dëgjesës publike sa i takon rikthimit të basteve sportive.

Çuçi tha se veprimtaria e basteve online e le konsumatorin në duart e pronarit të paligjshëm që mund të çojë edhe në konflikt mes palëve.

Ndërkohë ai shtoi se duke u lincesuar, konsumatori është i mbrojtur dhe ka ku të kerkojë të drejtën e tij.

Cuci: Dua te sjell ne vemendje mbrojtjen e konsumatorit, duke qene ne terren te paligjshëm, veprimtaria e basteve online e le konsumatorin në duart e atij të paligjshëm duke qënë të paligjshëm, nëse konsumatori fiton një shumë të caktuar, pronari i paligjshëm mundet lehtësisht ta injoroje dhe mos ti ktheje lekët.

Dhe konsumatori s’ka ku ankohet. Duke u lincesuar, konsumatori është i mbrojtur dhe ka ku të kerkojë të drejtën e tij. Kjo gjë do cojë edhe në formalizimin sepse cdo konsumator do të dojë të luaj në një terren të mbrojtur.

Ky është një aspekt shumë i rëndësishëm. Sepse krijohet edhe një konflikt. Që nga 2019 kemi 300 raste të ndjekura nga policia penale.