Ka përfunduar seanca për dy të arrestuarit, si rezultat i operacionit “Chasing”, ku ranë në pranga Ani Begaj, autori i masakrës së Çoles dhe Elton Begaj.
Për këtë të fundit është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa Ani Begaj me vendim të formës së prerë të prokurorisë i dënuar me 35 vite burg, është njohur sot me dënimin ndaj tij.
I shumëkërkuari Ani Begaj u arrestua dy ditë më parë teksa po udhëtonte me makinë në Lungomare, bashkë me kushëririn e tij, të cilët nuk i ndaluan Policisë. Më vonë uniformat blu të Vlorës bënë të mundur arrestimin e të dyve.
Kujtojmë se masakra e Çoles ndodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.
Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.