Të tjera dalin në dritë në lidhje me tritolin në banesën e policit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 2:00 te mëngjesit te sotëm. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se efektivi ka qenë i vetëm në banesë në momentin kur eshte vendosur sasia e tritolit.

Dy persona dyshohet se kanë ardhur ne kembe te maskuar dhe kane vendosur lenden eksplozive dhe me pas janë larguar. Ne banesen ku ndodhi ngjarja nuk ka kamera sigurie ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë ne kryqezime te ndryshme per te arritur ne identifikimin e autoreve dhe me pas gjetjen e kapjen e tyre por deri me tani nuk jane identifikuar.

Efektivi Serra punon prej afro 3 vitesh ne policine vendore e Shkodres duke sherbyer si patrulle. Pas ngjarje polici Serra ka deklaruar se nuk e ka idene se perse eshte vendosur sasia e tritolit ne banesen dhe makinen e tij. Serra eshte shprehur se nuk ka patur konflikte me persona te ndryshem apo ndonje kercenim te meparshem. Efektivi i policise tha se nuk e ka idene se kush mund te jene autoret e vendosjes se tritolit ndersa ka kerkuar zbardhjen e plote te ngjarjes. Nderkohe policia dyshon se tritolit ndaj kolegut te tyre mund te jete per shkak te detyres.