Gjykata e Pogradecit ka caktuar masen e sigurise arrest me burg per 28 vjecaren Erisa Ferro,Likmet Bashen dhe 17 vjecarin M. K. Prokuroria ka kerkuar per tre te arrestuarit,mbi te cilet rendon akuza e trafikut nderkombetar te lendeve narkotike, maswn e sigurise arrest me burg,mase te cilen gjykata e ka lene ne fuqi.
28 vjecarja dhe dy bashkepunetoret e saj u ndaluan mga policia e Korçës dy dite me pare,teksa tentuan te transportojne ne Maqedonin e Veriut nja sasi prej 58 kg canabis sativa.

Arrestimi i Erisa Feros, specialistes së IT në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH), ka bërë jehonë dhe ne mediat greke.

Prestigjozja “Protothema” në një artikull të saj, ka shkuar se 28-vjeçarja që u kap më 58 kg drogë në kufi më Maqedoninë e Veriut, bënte jetë si gangsterë.

Më tej, shkruhet se ky është një skandal, ku një zyrtare e lartë me post drejtues kapet me drogë.

Po ashtu, Protothema ka cituar dhe raportimet e mediave tona, ku ka shkruar:

“Ndërhyrja e policisë ka ndodhur në zonën e Qafë-Thanës, pranë një lokali ku Erisa Fero drejtonte mjetin që transportonte drogën. Në të njëjtën makinë ishte Likë Basha, djali i një biznesmeni nga Fushë Kruja dhe 17-vjeçari me inicialet M.K. Njëkohësisht janë në kërkim të dy personave, një 30-vjeçar dhe një 28-vjeçar, banues në fshatin Piskupat”, shkruan media greke.

28-vjeçarja, ka qenë tepër aktive në rrjetin social Instagram, ku tregonte dhe stilin e saj të jetesës, të mbushur më luks.

“Kështu është kur gjyshi të rrit me raki dhe kallashnikov”, shkruan Fero në një postim. Ndërsa në imazhe të tjera ai shihet duke tymosur një puro, ka shkuar Protothema.

(BalkanWeb)