Skënder Gjunushi është rikonfirmuar sot në krye të Akademisë së Shkencave.
Ditën e sotme janë mbajtur zgjedhjet për kreun e ri, po në garë ka qenë vetëm Skënder Gjinushi. Ky i fundit u zgjodh me 51 vota pro dhe dy kundër.
Zgjedhjet u zhvilluan pa asnjë njoftim në media dhe në mënyrë të fshehtë nga pjesa tjerër e akademikëve, ndërsa Gjinushi mori sërish drejtimin e Akademisë së Shkencave, edhe pse kjo procedurë është kontestuar nga akademiku Artan Fuga.
Ndërsa akademiku Vasil Tole, i cili rikandidoi për postin e zv.kryetarit, u zgjodh me 50 vota pro dhe 3 kundër.
Pak kohë më parë u miratua Ligji që i lejon kryetarit të Akademisë (po ashtu edhe zv.kryetarit) një mandat të dytë, dhe heqja e kufizimit të moshës deri në 75-vjeç.
“Kur merr shume vota në mandat të dytë i bie që ke punuar shumë mirë”- u përgjigj Gjinushi gazetareve që e pritën jashtë ambienteve të ASH.