Policia e Përmetit ka arrestuar një 28 vjeçar me inicialet V.L  dhe ka shpallur në kërkim  shtetasin me iniciale P.P 28 vjeç pasi kanë vjedhur telefonin dhe portofolin e  shtetasit 23 vjeçar me iniciale L.L banues në Përmet.

Sipas informacioneve nga Policia e Përmetit shtetasi P.P ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

I vodhën aparatin celular dhe portofolin një 23-vjeçari, bie në pranga njëri prej autorëve, tjetri shpallet në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet kanë arrestuar në flagrancë shtetasin V. L., 28 vjeç, banues në Përmet dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin P. P., 28 vjeç, banues në Përmet (i  dënuar më parë për vjedhje), pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin i kanë vjedhur shtetasit L. L., 23 vjeç, banues në Përmet, një aparat celular dhe portofolin.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

Faxweb.al