Në prangat e policisë ka rënë Ervis Qorri, 33 vjeç, banues në fshatin Malshovë, Përmet.

Njoftimi i Policisë:

Përmet/I vodhi celularin një shtetasi italian, falë veprimeve të shpejta nga Policia, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas italian, se i kishin vjedhur celularin, në vendin e quajtur “Banjat e Bënjës”, Përmet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale nga Policia, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i vjedhjes së celularit të 23-vjeçarit italian, shtetasi:

E. Q., 33 vjeç, banues në fshatin Malshovë, Përmet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

Previous articleShi dhe ulje temperaturash, si pritet të jetë sot moti
Next articleTentoi të hynte në Shqipëri nga Morina, arrestohet peruani i dënuar për trafik arme dhe krime kundër shtetit (EMRI)