Këto janë pamjet e vendit ku iu bë atentati 33-vjeçarit Indrit Sadedinaj në Vlorë.

Ditën e sotme policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes duke kryer të gjithë ekspertizën e mundshme në zonë.

Kujtojmë se lënda plasëse u vendos nga një person i maskuar me kapuç vetëm 15 minuta para se të shpërthente në momentin që biznesmeni ka dalë nga garazhi.

Ai ndodhet tashmë në Spitalin e Traumë në Tiranë ku gjendja e tij shëndetësore paraqitet mjaft e rënduar pasi janë dëmtuar shumë të dy këmbët e tij.

Shpërthimi i fortë ndodhi rreth orës 15:10, në lagjen ’10 korriku’, një ditë më parë në Vlorë, dhe për ngjarjen janë marrë në pyetje 6 persona por ende nuk është bërë e mundur kapja e autorit.