Është arrestuar autori, i cili ditën e djeshme i vuri zjarrin një makinë në Delvinë.

Bëhet me dije se Shkëlqim Shehu, 47 vjeç, në orët e para të ditës së djeshme, në lagjen “9 Nëntori”, Delvinë i vuri zjarrin automjeti tip “Suzuki”, në përdorim nga shtetasi Lavderim Kermezo 33 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin automjetit të 33-vjeçarit.

“Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje. Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me fakte ligjore, të ngjarjes së ndodhur në orët e para të ditës së djeshme, në lagjen “9 Nëntori”, Delvinë, ku u dogj automjeti tip “Suzuki”, në përdorim nga shtetasi L. K., 33 vjeç, banues në Delvinë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. Sh., 47 vjeç, banues në Delvinë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin automjetit të shtetasit L. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.”, thuhet në njoftimin e policisë.