Një 41-vjeçare është arrestuar në Durrës pasi i ka vënë zjarrin makinës së një personi tjetër.

Për këtë ngjarje, është shpallur në kërkim vëllain i saj, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me të për djegien e automjetit.

Sipas policisë, shkak për këtë ngjarje dyshohet të jetë bërë një konflikt i vjetër, që kanë pasur tre personat mes tyre.Për ngjarjen është proceduar në gjendje të lirë edhe një shtetas italian, i cili akuzohet për moskallëzim krimi./abcnews.al