Një lëndë plasëse është vendosur në oborrin e nje banese në Ishull-Shëngjin të Lezhës.

Nga shpërthimi, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Pronari i banesës jeton jashtë shtetit dhe në banesë ka qenë vetëm nëna e tij.Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit./abcnews.al