Policia e Elbasanit ka arritur të identifikojë autorët e dhunimit të kancelarit të Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi.

Blutë e Elbasanit kanë arritur të mbledhin pamjet filmike si dhe prova të ndryshme në vendin e ngjarjes, çka ka çuar në identifikimin e dy autorëve që dhunuan 51-vjeçarin dy ditë më parë.

Sulkuqi u sulmua rreth orës 22:30 nga dy persona në lagjen “Kala” të Elbasanit, dhe nga goditjet e forta me leva mbeti i plagosur rëndë dhe humbi ndjenjat. Policia punon për kapjen e autorëve, por motivi i sulmit nuk dihet ende.