Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim ndaj shtetasit Ervis Cara dhe katër familjarë të tij, të arrestuar pas kohë më parë për trafik automjetesh nga Kosova në Shqipëri.

Nga hetimet e kryera rezulton se babai i Carës ka një pronësi një bar kafe dhe 50% të një subjekti, ndërsa në pronësi të vetë Ervis Carës rezultojnë një apartament, një garazh dhe një makinë.

Gjithashtu nga  verifikimi i kadastrës rezulton se familjarëte Carës kanë në pronësi një apartament dhe toke arë.

Për shkak të përfshirjes në aktivitet kriminal, dyshohet që këto pasuri janë kryer përmes këtij aktiviteti.

Kujtojmë se Ervis Cara u arrestua në shkurt të këtij viti bashkë me tre efektivë policise. Ata akuzohet se vidhnin automjete në Kosovë dhe më pas i shisnin ato në Shqipëri.