sfidojë bashkëshortin e saj, e as të bëjë fraksion brenda partisë, që pas hyrjes së Metës në Presidencë, në 2017, e drejtoi deri në rikthimin e tij në 2022. Përplasja mes tyre megjithatë ndodhi që para se të mblidhej Konventa Kombëtare e thirrur nga Meta, e cilësuar si historike.

Në historinë e re që po nis Ilir Meta me Partine e Lirisë, që bën 20 vjec, nuk ka shumë vend bashkëshortja e tij, Kryemadhi. Dhe vetë ajo e ka pranuar fatin e saj politik.

“Mendoj që ka ardhur koha që prioritetet e Monika Kryemadhit janë Bora, Besi dhe Era”

Por nuk e kurseu Metën që ia fshiu me një të rënë të lapsit kontributetet e saj në ish-LSI.

“Normal që ndjej keqardhje sepse nuk mund të thuash në 30 vjet të jetës tënde politike, të ti fshijnë me një vendim dhe të të përzënë”

Ilir Meta e distancoi bashkëshorten me nje ndryshim në statut, që largon nga strukturat drejtuese anëtarët e së njëjtës familje. Ajo në vijim do të jetë thjesht një deputete, ndërkohë të tjerë janë ngjitur në strukturën partiake. Por Meta ende beson në fuqinë elektorale të bashkëshortes

“Kjo nuk është një konventë kundër Monikës. Monika Kryemadhi unë besoj se i ka mbi 20 mijë vota, Monika Kryemadhi është deputete dhe mund të zgjidhet deputete sa herë të dëshirojë

Dhe siguroi të shpreh se Kryemadhi, pavarsisht procesit të hapur në SPAK.

“ Askush, Askush, Askush, Askush…”

Më pas ai doli me një fjalim të gjatë, me ton nervoz e fjalor luftarak, para delegatëve të PL. Ajo që ra në sy ishte se kishte lënë pas shpine sulmet e etiketimet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

“Programin e keni, 5 prioritetet tona sjellin dhe garantojnë 4 milionë shqiptarë plus këtu dhe cilido që dëshiron që dëshiron që të iki Ilir Meta, kur te realizohet prioriteti, unë do të iki. Shqiperia ka shumë vende të bukura që nuk i kam parë akoma.”

Ilir Meta mbylli sot ciklin e LSI si poli I tretë në vend dhe nisi atë të PL si partia e Lirisë kundra të gjithëve përfshi edhe bashkëshortes së tij. Tezat sovraniste të tij, dikur President, Ilir Meta në këtë konventë i shndërroi në rregulla të Partisë së tij, ai më shumë se sa të shkundte Shqipërinë, shkundi partinë e tij nga një korridor politik ku thuhej gjithcka në një bunker ku nuk pipëtin asgjë, madje edhe zëri i Monika Kryemadhit. Arsyet përse Ilir Meta bunkerizoi partinë e tij nuk janë ende të qarta, por rasti i Sali Berishës përjashton paraprakisht mundësitë që kjo ta mbrojë nga hetimet e drejtësisë