Balerini Ilir Shaqiri është fituesi i edicionit të parë të Big Brother Albania VIP. Ai u shpall fitues në një garë të ethshme me Donald Veshajn, pas 136 ditësh izolimi në shtëpi, ku u është dashur që të përballen me emocione të forta.

Pas fitores së Shaqirit, Donaldi tha se ai pak a shumë e priste që Iliri të triumfonte, por gjithsesi u shpreh i kënaqur për eksperiencën e kaluar në Big Brother VIP Albania.

Donaldi falënderoi të gjitha ata që e kanë mbështetur përgjatë eksperiencës së tij në shtëpinë e famshme të cilën e cilësoi si një përvojë unike.

Për Ilirin dhe Donaldin ishin përgatitur dje dy surpriza madhështore, qoftë për takimet me prindërit e tyre, qoftë te partneret që hynë për ti emocionuar brenda shtëpisë.

Më herët, nga shtëpia u eliminuan modelja e njohura Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira, të cilat u shpërblyen përkatësisht me 10 mijë euro. Përveç 10 mijë eurove, Shkira do te zhvillojë edhe një emision në televizionin Top Channel.

Banorët qëndruan për gati 5 muaj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania duke dhuruar spektakël edhe emocione të shumta, ku disa prej tyre dolën edhe çifte.