TIRANË- Seanca për të akuzuarit për inceneratorin e Fierit, mes të cilëve dhe ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka është ndërprerë duke i dhënë një kohë pushimi avokatëve mbrojtës, prokurorit dhe gjykatës.

Avokati i ish-ministrit Koka, Julian Mërtiri, ka lexuar mbrojtjen sa i takon ndërtimit dhe dhënien me koncesion të inceneratorit të Fierit.

Në seancë, e cila ka nisur në orën 10:00, Mërtiri ka analizuar disa pika, për të cilat pretendon se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje sa i takon dhënies dhe ndërtimit me koncesioni të inceneratorin e Fierit.

avokati i Lefter Kokës ka përmendur se janë anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, ata të cilët i kanë paraqitur më pas relacionin ministrit, ku në fund ka firmosur dhe nuk ka qenë ai personi që ka pasur detyrë për shpalljen publike sa i takon personave, të cilët do të garonin për të ndërtuar inceneratorin.

Gjithashtu, avokati ka deklaruar se nuk duhet të vihen nën sekuestro pasuritë e ish-ministrit Lefter Koka. Ai thotë se pasuritë e Kokës, referuar dhe deklarimeve në ILDKPKI, janë krijuar para 2013 dhe nuk përkojnë  me përfshirjen e tij në politikë.

Më herët Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar gjykatës dënimin e të paktën 15 personave të marrë të pandehur, kur për ish-ministrin Koka ka kërkuar dënimin me 10 vjet heqje lirie për akuzën e korrupsioni, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Por për shkak se  procesi ndaj tyre është bërë me gjykim të shkurtuar  në rast se Koka do të gjenden fajtor, dënimi për të do të jetë 6.8 vite heqje lirie.

Ndërsa për ish-deputetin Alqi Bllako ka kërkuar dënimin me 7 vite burg dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënim me 4.8 vite heqje lirie./ n.m. abcnews.al