Kanë mbërritur në gjykatën e Elbasanit, dy shtetasit rusë dhe ukrainasi, për tu njohur me masën e sigurisë. Të tre këta shtetas u kapën duke fotografuar ambientet e Uzinës së Gramshit ndërsa sulmuan me spray edhe dy ushtarët, të cilët i ndaluan të futeshin brenda ambienteve.

Dy shtetasit rusë M. Z., 24 vjeç, S. T., 33 vjeçe, dhe shtetasi ukrainas F. A., 25 vjeç kanë tentuar të hyjnë në uzinën e armëve në Gramsh ditën e shtunë, duke ngritur edhe alarmin në vendin tonë.

Ndaj të arrestuarve, rëndojnë 3 vepra penale: “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.

Në telefonat e tyre janë gjetur fotografi dhe materiale të dobishme për hetimet të bazave të tjera ushtarake në Shqipëri përveç asaj të Gramshit.

Këto materiale i përkasin periudhës së Gushtit të këtij viti, teksa për Prokurorinë përforcojnë dyshimet se këta 3 shtetas të jenë pjesë e një rrjeti spiunazhi që dëmtojnë interesat e vendit tonë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur, se janë zbërthyer aparatet celulare të 3 shtetasve të huaj ku kanë gjetur shkëmbime informacioni dhe komunikime të dyshimta me persona të tjerë përmes aplikacioneve të ndryshme por kryesisht “Telegramit