Elbasan

Vijojnë hetimet në kuadër të operacionit policor të koduar “Postimi”, të zhvilluar më 14.08.2022, si rezultat i të cilit u arrestuan 3 shtetas për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kallëzimi i rremë”, si dhe u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Gjithashtu, si rezultat i operacionit policor “Postimi” u sekuestruan dhjetëra doza kanabisi, 2 peshore elektronike, 1 radio marrëse-dhënëse dhe 2 automjete.

Nga tërësia e hetimeve të thelluara për këtë rast, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe Pasurisë në DVP Elbasan, ndaluan shtetasit:

-A. K., 43 vjeç, banues në Cërrik dhe A.B., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka ndryshuar masën e sigurimit personal në “Arrest në burg”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.