Në këtë raportime tregohet mënyra se si këto pagesa do të shpërndahen dhe se cilët do të jenë krijuesit që do të paguhen më shumë në bazë të shikimeve. Përmes një postimi në Reddit, TechCrunch tregoi se një personi i ishte ofruar deri në $35,000 nëse një Reel i tij do të kapte 58.31 milionë views në një muaj.

Nga ana tjetër disa krijues jo shumë të njohur shpesh herë kanë marrë oferta me shuma më modeste. Maddy Cobin, një krijuese me 52k followers në Instagram, tregon se asaj i është ofruar një shumë prej $1,000, por ajo njeh dhe persona të tjerë të cilëve i janë ofruar më pak para, $600 ose $800.

Me sa duket nuk ka disa rregulla strikte mbi mënyrën se si pagesa e krijuesve ndryshon në bazë të audiencës së tyre. “Ne do të vazhdojmë të testojmë pagimin e parave drejt krijuesve dhe presim që numri i tyre të shtohet me kalimin e kohës.” tha Instagram.