Me parë Apple nuk ofronte asnjë opsion i cili do të bënte të mundur rikuperimin e të dhënave të iCloud të një personi që ndërron jetë nga familjarët e tij. Pra, nëse një person vdes, dhe iCloud i tij vdes me të. Tashmë Apple ka vendosur se duhet të bëjë një ndryshim, dhe në update-in e rradhës të iOS, kompania do të implementojë një sistem konkret që do të lejojë familjen e të ndjerit që të trashëgojë të dhënat personale të tij.

Kjo gjë do të arrihet falë shërbimit Legacy Contacts, ku ju do të keni mundësinë të përzgjedhni 5 kontakte të cilët do të kenë mundësinë të aksesojnë të dhënat tuaja, nëse ju nuk do të jeni më pjesë e kësaj bote.

Këta persona të përzgjedhur në listën e Legacy Contacts, do të duhet të prezantojnë një çertifikatë që vërteton se personi në fjalë nuk është më gjallë dhe një çelës të siguruar nga shërbimi për të trashëguar të dhënat e tij. E gjitha kjo bëhet për të parandaluar vjedhjen e të dhënave nga personat e tjerë.