Home AKTUALITET Integrimi në BE, ambasadorja holandeze: Po studiojmë raport-progresin e KE për Shqipërinë

Integrimi në BE, ambasadorja holandeze: Po studiojmë raport-progresin e KE për Shqipërinë

14

Holanda është një vend që i ka thënë disa herë “Jo” Shqipërisë për nisjen e procesit për anëtarësimin në Bashkimin Europian të Shqipërisë. E pyetur nëse është gati Shqipëria për Holandën që të jetë pjese e Unionit,

Ambasadorja e Holandës në vendin tonë, Guusje Korthals Altes ishte e pranishme mëngjesin e sotëm në Shkodër në një ekspozitë kundër trafikimit të qenieve njerëzore. E pyetur nga gazetarët lidhur me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropain, ambasadorja është shprehur se Holanda është duke studiuar raportin që ka dërguar Komisioni Europian për progresin e Shqipërisë sa i përket anëtarësimit në BE. Sipas saj vetëm pas shqyrtimit mund të ketë një përgjigje.

“Hollanda është duke studiuar raportin e komisionit europian. Shumë faleminderit për pyetjen. Në këtë moment Holanda është duke studiuar raportin që ka dërguar Komisioni Europian për progresin e Shqipërisë”, tha ajo.

Ambasadorja holandeze foli edhe për problemin e trafikimit të qenieve njerëzore duke thënë se institucionet ligjzbatuese në Shqipëri duhet të bashkëpunojnë më shumë në mënyrë që të marrë fund fenomeni i pandëshkueshmërisë për trafikantët.